Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës: Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, […]
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme
Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:
Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Varet dhe përgjigjet për kryerjen e detyrave funksionale përpara Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
- Drejton dhe organizon aktivitetin e strukturës së Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse sipas standardeve në këtë fushë, duke garantuar shërbime cilësore, të besueshme dhe me integritet.
- Planifikon aktivitetin e këtij sektori.
- Planifikon, organizon dhe siguron zbatimin e politikave.
- Merr pjesë në hartimin e planit të investimeve duke propozuar dhe argumentuar.
- Drejton dhe organizon punë të përditshme të sektorit.
- Studion dhe harton të gjitha furnizimet me bazë materiale dhe investimet me qëllim përsosjen e organizimit logjistik të shërbimeve në bashkëpunim edhe me drejtoritë e tjera, si dhe është përgjegjësi kryesor për sigurimin e bazës materiale e teknike në këtë fushë.
- Mbulon në përgjithësi problemet e mbarëvajtjes së lëvizjes së automjeteve.
- Zbaton me përpikmëri të gjitha detyrat që i ngarkohen nga eprorët.
Kushtet dhe kriteret:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Juridike dhe diplomë të nivelit “Master Shkencor” (DIND), të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë në Shkenca Juridike.
- (Diplomat e marra jashtë vendit duhet të njihen paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njehsimin e diplomave).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite në administratën shtetërore dhe/ose private.
- Aftësi për drejtim teknik, koordinim, kontroll dhe vlerësim të veprimtarisë së vartësve dhe përdorimit të burimeve.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
- Të kenë aftësi të mira të punës në grupe.
- Të ketë njohuri për parimet dhe praktikat administrative.
- Të njohë kuadrin ligjor në fuqi për financat, buxhetin dhe prokurimet publike.
- Të njohë programet kompjuterike bazë dhe programet që lidhen me kontabilitetin.
- Të zotërojë në mënyrë ekselente gjuhën Angleze.
Paga për pozicionin: Kategoria (III-2)
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Letër interesi për pozicionin;
- Jetëshkrim (CV);
- Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
- Dëshmi penaliteti;
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Certifikatë ose dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
- Dokumentat të dorëzohen në zyrën e protokollit të AIE, nga e hëna deri të enjten, 08:30–17:00 dhe të premten 08:00–14:00, në adresën:
- Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Berzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë
- Ose në e-mail: shkelqe@aie.gov.al, me konfirmim të marrjes elektronike.
Afati i aplikimit: Deri më 11 Qershor 2025, ora 17:00 (E Mërkurë).
Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.