Ekspert Inovacioni në Fushën e Politikave Sociale dhe Historike
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës: Ekspert Inovacioni në Fushën e Politikave Sociale dhe Historike Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, […]
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
Ekspert Inovacioni në Fushën e Politikave Sociale dhe Historike
Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 2 (dy) vende vakante për pozicionin:
Ekspert Inovacioni në Fushën e Politikave Sociale dhe Historike
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Kontribut në hartimin, analizimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve sociale dhe historike, në përputhje me misionin dhe objektivat e Agjencisë.
- Analizimi i zhvillimeve sociale dhe historike dhe identifikimi i fushave prioritare për ndërhyrje inovative në politikat publike
- Përgatitja e dokumenteve analitike, raporteve, studimeve, rekomandimeve dhe materialeve mbështetëse në fushën e politikave sociale dhe historike.
- Bashkëpunimi me institucione publike, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, universitete, institucione kërkimore dhe aktorë të shoqërisë civile.
- Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të projekteve dhe iniciativave në fushën sociale dhe historike, si dhe raportimi mbi rezultatet dhe impaktin e tyre.
- Kontribut në zhvillimin e projekteve pilot dhe modeleve inovative që ndërthurin dimensionin social dhe historik.
- Mbështetje në proceset e konsultimit publik dhe përfshirjes së grupeve të interesit në hartimin e politikave sociale dhe historike.
- Përgatitja e materialeve informuese dhe prezantuese për projekte dhe iniciativa në këto fusha.
- Kontribut në organizimin e aktiviteteve, takimeve dhe eventeve që lidhen me politikat sociale dhe historike.
- Kryen detyra të tjera të ngjashme, në përputhje me udhëzimet dhe prioritetet e Agjencisë.
Kushtet dhe kriteret:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:
- Shtetësia: Të jetë shtetas shqiptar ose i huaj.
- Edukimi: Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Master Shkencor” në fushat e Politikave Sociale, Historisë, Shkencave Sociale, Sociologjisë, Punës Sociale, Administrimit Publik ose fusha të tjera të ngjashme. Diplomave të marra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kërkohet t’u jetë bërë njohja sipas legjislacionit në fuqi.
- Përvoja profesionale: Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite përvojë pune të dokumentuar në fushën e politikave sociale dhe/ose historike, projekteve sociale, kulturore apo administratës publike.
- Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizative dhe raportuese.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
- Të jetë profesional, objektiv dhe etik në ushtrimin e detyrës.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel të mirë, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
- Të jetë i motivuar për të kontribuar në politika dhe projekte me impakt social, kulturor dhe interes publik.
- Njohuri mbi kuadrin ligjor dhe institucional të politikave sociale dhe trashëgimisë historike përbëjnë avantazh.
Paga për pozicionin: Kategoria (II-1)
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Letër interesi për pozicionin;
- Jetëshkrim (CV);
- Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Certifikatë ose dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
- Dokumentat të dorëzohen në zyrën e protokollit të AIE, nga e hëna deri të enjten, 08:30–17:00 dhe të premten 08:00–14:00, në adresën:
- Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Berzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë
- Ose në e-mail: shkelqe@aie.gov.al, me konfirmim të marrjes elektronike.
Afati i aplikimit: Deri më 22 Janar 2026, ora 17:00 (E Enjte).
Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.