Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Modernizim Inovacion Qëndrueshmëri

Shpallje

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

DREJTOR NË QENDRËN E INOVACIONIT


Shpallje vendi vakant për 2 pozicione pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:   DREJTOR NË QENDRËN E INOVACIONIT     Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, […]


Shpallje vendi vakant për 2 pozicione pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:

 

DREJTOR NË QENDRËN E INOVACIONIT

 

 

Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhrit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 2 (dy) vende vakante për pozicionin:

 

DREJTOR NË QENDRËN E INOVACIONIT

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Drejtori i Qendrës së Inovacionit dhe Ekselencës është përgjegjës për krijimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjive të inovacionit dhe ekselencës në fushën përkatëse të veprimtarisë, duke siguruar që Qendra të funksionojë si një pikë referimi për zhvillimin e projekteve inovative, përmirësimin e shërbimeve publike dhe promovimin e praktikave më të mira në administratën publike..
  2. Harton dhe propozon strategji të inovacionit dhe ekselencës për fushën përkatëse, në përputhje me prioritetet kombëtare dhe institucionale.
  3. Drejton, organizon dhe monitoron punën e stafit të Qendrës së Inovacionit dhe Ekselencës
  4. Koordinon dhe zhvillon projekte inovatore në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet publike përkatëse.
  5. Siguron zbatimin e politikave, direktivave dhe objektivave të përcaktuara nga Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës.
  6. Monitoron zhvillimet dhe praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
  7. Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projekteve dhe aktivitetit të Qendrës dhe ia paraqet Drejtorit të Përgjithshëm.
  8. Nxit kulturën e inovacionit, kreativitetit dhe zhvillimit profesional brenda Qendrës.
  9. Përfaqëson Qendrën dhe Agjencinë, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm, në aktivitete, evente dhe nisma kombëtare apo ndërkombëtare.
  10. Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me funksionin, sipas udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm.

 

Kushtet dhe kriteret:

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • Shtetësia: Të jetë shtetas shqiptar ose i huaj;
  • Edukimi: Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Master Shkencor” në fushat e Drejtësisë, Inxhinieri Informatike ose fusha të tjera të ngjashme. Diplomave të marra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kërkohet t’u jetë bërë njohja sipas legjislacionit në fuqi.
  • Përvoja Profesionale: Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite përvojë pune të dokumentuar në fushën e administratës publike ;
  • Përvojë pune e mëparshme në pozicione drejtuese ose menaxheriale;
  • Njohuri të mira mbi politikat publike, proceset e inovacionit dhe funksionimin e administratës publike;
  • Aftësi shumë të mira drejtuese, analitike dhe organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional;
  • Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizative dhe raportuese;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur;
  • Të jetë profesional, objektiv dhe etik në ushtrimin e detyrës;
  • Të zotërojë gjuhën angleze në nivel të mirë, si në të shkruar ashtu edhe në të folur;
  • Të jetë i motivuar për të kontribuar në politika dhe projekte me impakt social, kulturor dhe interes publik;
  • Njohuri mbi kuadrin ligjor dhe institucional të politikave sociale dhe trashëgimisë historike përbëjnë avantazh;
  •  

    Paga për pozicionin: Kategoria (I-4)

     

    Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

    Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

    • Letër interesi për pozicionin;
    • Jetëshkrim (CV);
    • Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
    • Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
    • Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
    • Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
    • Dëshmi penaliteti;
    • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
    • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
    • Certifikatë ose dëshmi për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (origjinale ose të noterizuar);
    • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

     

    Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:

      • Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:30-17:00, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:

    Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Berzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë

    • Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

     

    Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 23 Janar 2026 (E Premte), Ora 14:00.

    Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.

Keni Pyetje? - Na Kontaktoni