Drejtor Ekonomik në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës: Drejtor Ekonomik në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë […]
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
Drejtor Ekonomik në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhrit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:
Drejtor Ekonomik në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Ky pozicion është në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm.
- Bën shpërndarjen e punës dhe çështjeve që i adresohen drejtorisë dhe ndjek e kontrollon punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve, për përcaktimin dhe dhënien e zgjidhjeve ligjore, në afatet e caktuara;
- Drejton procesin e nevojave buxhetore për fonde të Agjencisë, duke zbatuar ligjet buxhetore ne fuqi.
- Zbaton, ndjek dhe bashkërendon plotësimin e të gjitha detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm;
- Kontrollon dhe firmos të gjitha shkresat që përgatiten nga nëpunësit e drejtorisë për struktura të tjera brenda Agjencisë;
- Kryen analiza periodike për veprimtarinë e drejtorisë dhe mbi këtë bazë, informon periodikisht Drejtorin e Përgjithshëm për veprimtarinë e drejtorisë dhe për ecurinë e detyrave të ngarkuara në çdo sektor;
- Delegon urdhërat e eprorëve të tij dhe mban korrespondencë me vartësit në formë shkresore, verbale dhe nëpërmjet komunikimit elektronik; kërkon mbajtjen e procesverbaleve në të cilat pasqyrohet delegimi i punës dhe rezultati i arritur nga punonjësi i ngarkuar me një detyrë të caktuar;
- Propozon tek Drejtori i Përgjithshëm nevojat dhe kërkesat e drejtorive.
- Siguron zbatimin e ligjshmërisë buxhetore në veprimtarinë ekonomike të Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.
- Kontribuon dhe vepron për zgjidhjen e problemeve ose çështjeve teknike të drejtorisë.
- Mbikëqyr, orienton dhe këshillon përgjegjësit e sektoreve për punën e tyre.
- Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimet e rëndësishme të sektorëve.
- Siguron përdorimin e drejtë të fondeve të autorizuara për aktivitetin ekonomik të Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.
- Përgatit analiza financiare për të krijuar një sistem treguesish (vlerësues) me qëllim identifikimin e problematikave dhe ofrimin e mundësive të ndryshme për zgjidhje.
- Harton bilancin kontabël të Agjencisë për cdo vit ushtrimor.
- Drejton punën për përgatitjen e ndryshimeve të mundshme buxhetore të Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.
Kushtet dhe kriteret:
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” (DIND), të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë në Shkenca ekonomike (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune ne pozicion menaxhues jo më pak se 5 (pesë) vite, në administratën shtetërore dhe/ose private.
- Aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese.
- Të ketë aftësi të mira të punës në grup.
- Të ketë njohuri për parimet dhe praktikat administrative.
- Eksperiencë profesionale në fushën e financës/kontabilitetit/kontrollit dhe në fushën e komunikimeve elektronike/postare ose në organe rregullatore.
- Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, mbi menaxhimin në sistemin financiar dhe kontrollin e personave juridikë, publikë, jobuxhetorë, të shërbimit civil; njohuri të së drejtës administrative, legjislacionit fiskal dhe atij banker; dhe aftësi shumë të mira drejtimi, formulimi politikash institucionale, menaxhimi strategjik, aftësi analitike, komunikimi e negocimi.
- Të njohë kuadrin ligjor në fuqi për financat, buxhetin, prokurimet publike, marrdhënieve të punës, administratën publike, mbarëvajtjen institucionale, etj.
- Të zotërojë në mënyrë ekselente gjuhën Angleze.
- Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi të rëndë sipas Kodit të Punës.
- Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.
Paga për pozicionin: Kategoria (II-2)
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Letër interesi për pozicionin;
- Jetëshkrim (CV);
- Kopje të diplomës Bachelor dhe Master, si dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)(origjinale ose të noterizuar);
- Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
- Dëshmi penaliteti;
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Certifikatë ose dëshmi për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (origjinale ose të noterizuar);
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
- Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:30-17:00, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Berzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë
- Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 19 Qershor 2025 (E Enjte), Ora 17:00.
Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.