EKSPERT INOVACIONI NË FUSHË E POLITIKAVE TË JASHTME
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës: EKSPERT INOVACIONI Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin […]
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
EKSPERT INOVACIONI
Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhrit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 2 (dy) vende vakante për pozicionin:
EKSPERT INOVACIONI NË FUSHË E POLITIKAVE TË JASHTME– NË HARTIMIN DHE ZHVILLIMIN E POLITIKAVE PËR INTEGRIMIN DIGJITAL TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, PROÇESET INOVATIVE DHE TË ZGJERIMIT TË BASHKIMIT EVROPIAN, BASHKËPUNIMIN RAJONAL DHE NDËRKULTUROR NË MËNYRE DIGJITALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR, MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI ME FOKUS NË QEVERISJEN DIGJITALE DHE INOVACIONIN E SHËRBIMEVE PUBLIKE
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Ky rol raporton tek Drejtori i Nuklit të Ministrisë përkatëse;
- Kupton thellë fushat e përgjegjësisë të sipërpërmendura, funksionet dhe qëllimet e Fushës/Ministrisë përkatëse, si dhe kërkesat ndërlidhëse ndër Ministrore;
- Krijon besueshmëri dhe konfidencë në aftësitë për të ekzekutuar në rolin e ekspertit të inovacionit si një funksion i besueshëm zgjerues i Ministrit, drejtuesve të Ministrisë dhe institucioneve përkatëse në përmbushjen e misionit në lidhje me inovacionin;
- Mbledh, dokumenton, dhe prioritizon kërkesat e Ministrisë duke treguar eficencë në koordinimin e pjesëmarresve të duhur në procesin e bashkëpunimit për inovacionin;
- Bashkëpunon ngushtë, në kohë të duhur, dhe në mënyrë të hapur dhe kolaborative me funksionet e tjera të Nuklit për kërkimin, identifikimin, gjetjen dhe rekomandimin e zgjidhjeve inovative;
- Bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë kolaborative me funksionin paralel, si dhe me funksionet e tjerat në Nuklat e tjera të inovacionit, për të identifikuar dhe rekomanduar zgjidhje ndërfushore të duhura duke përfaqësuar dhe transmetuar kërkesat e Ministrisë përkatëse në tavolinën e bashkëpunimit ndërfushor;
- Analizon dhe identifikon fushat për përmirësim dhe zgjidhjet e mundshme;
- Kryen kërkime mbi zgjedhjet inovative, teknologjitë në zhvillim, tendencat dhe praktikat më të mira në fushën përkatëse;
- Siguron informacione dhe edukim për metodologjinë për inovacionin, identifikimin e mjeteve dhe qasjeve të reja;
- Mbështet menaxhimin e inovacionit në Ministrinë perkatëse, duke kryer vëzhgime të cilësisë dhe duke rekomanduar ndryshimet e duhura;
- Ekzekuton në lidhje me udhëzimet drejtuese operative të Nuklit të Inovacionit ku bën pjesë, duke siguruar që infomacionet dhe të dhënat të jenë të përditësuara dhe të dokumentuara në menyrë aktuale;
- Detyra të tjera sipas nevojës.
Kushtet dhe kriteret:
- Të jenë me shtetësi shqiptare.
- Kualifikimet e Detyrueshme: Diplomë e nivelit të parë “Bachelor” dhe e dytë “Master Shkencor” (ose ekuivalent) në fushat e Marrëdhënies Ndërkombëtare, Studime Evropiane, Shkenca Politike, Marrëdhënie Publike, Shkenca Kompjuterike/Informatikë ose fusha të lidhura ngushtë me Diplomacinë, Integrimin Evropian dhe Inovacionin Publik.
- Përvojë Profesionale: Minimumi 5 vjet përvojë profesionale e dëshmuar në zhvillimin strategjik të politikave, në kontekstin e institucioneve publike/ndërkombëtare ose diplomatike, prej të cilave të paktën 3 vjet në:
- Pozicione të larta këshillimore/drejtuese,
- Menaxhim projektesh/programesh të transformimit digjital ose inovacionit publik,
- Menaxhimin e delegacioneve dhe negociatave ndërkombëtare.
- Aftësi dhe Ekspertizë e Dëshmuar në:
- Diplomaci dhe Negociata Rajonale: Përvojë e dëshmuar në facilitimin e negociatave dhe dialogut ndërmjet palëve të ndryshme (p.sh., rajone, institucione, partnerë ndërkombëtarë) ose përfaqësim në borde/delegacione të nivelit të lartë.
- Menaxhimi i Programeve me Fokus Inovacionin: Përvojë në koordinimin ose drejtimin e projekteve/programeve që nxisin sipërmarrjen, inovacionin ose transformimin digjital/teknologjik, veçanërisht në sektorin publik.
- Integrimi Evropian dhe Politika e Jashtme: Njohuri dhe përfshirje e thellë në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe aftësi për të hartuar dokumente strategjike/analitike për këto fusha.
- Aftësitë Komunikuese: Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim, si dhe aftësi për të krijuar partneritete të reja me aktorë ndërkombëtarë dhe media.
Paga për pozicionin: Kategoria (II-1)
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:
- Letër interesi për pozicionin;
- Jetëshkrim (CV);
- Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
- Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Çertifikatë ose dëshmi për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (origjinale ose të noterizuar);
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:
-
- Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:30-17:00, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
- Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Bërzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë
- Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 28 Tetor 2025, Ora 16:30 (E Martë).
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.