Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Modernizim Inovacion Qëndrueshmëri

Shpallje

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Ekspert inovacioni në fushën e marrëdhënieve me publikun, median dhe komunikimin


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:   EKSPERT INOVACIONI në fushën e marrëdhënieve me publikun, mediat dhe komunikimin     Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, […]


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:

 

EKSPERT INOVACIONI në fushën e marrëdhënieve me publikun, mediat dhe komunikimin

 

 

Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhrit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:

 

EKSPERT INOVACIONI në fushën e marrëdhënieve me publikun, mediat dhe komunikimin

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, në përputhje me objektivat e organizatës.
  2. Menaxhimi i rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, etj.): përgatitja, planifikimi dhe publikimi i përmbajtjeve (postime, story, reels, video të shkurtra), si dhe ndërveprimi aktiv me ndjekësit për të rritur angazhimin dhe audiencën.
  3. Përdorimi i mjeteve analitike për të monitoruar performancën e fushatave në rrjete sociale dhe për të përshtatur strategjitë në bazë të rezultateve (reach, engagement, click-through rate, etj.).
  4. Krijimi i përmbajtjeve kreative dhe vizuale, në bashkëpunim me grafikë ose duke përdorur platforma si Canva, Adobe Express ose mjete të tjera të dizajnit bazë.
  5.  Konceptimi dhe zbatimi i fushatave promocionale digjitale në bashkëpunim me ekipin e marketingut, duke synuar rritjen e vizibilitetit të brendit, produkteve ose shërbimeve.
  6. Hartimi i komuniimeve për shtyp, njoftimeve për mediat, përgatitja e intervistave dhe organizimi i konferencave për shtyp apo eventeve mediatike.
  7. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me median, influencues, partnerë dhe figura të rëndësishme të komunikimit publik.
  8.  Përgatitja e materialeve promocionale, si broshura, fletëpalosje, prezantime institucionale, buletine elektronike (newsletters), etj.
  9. Monitorimi i përmendjeve të organizatës në media dhe në rrjete sociale, dhe përgatitja e raporteve periodike të analizës së reputacionit.
  10. Kontribut në organizimin e eventeve, fushatave sensibilizuese apo promovuese, duke koordinuar të gjithë aspektet e komunikimit dhe promovimit publik.
  11. Ekzekuton detyra të tjera që mund t’u caktohen, në përputhje me udhëzimet dhe prioritetet e Agjencisë.

 

Kushtet dhe kriteret:

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • Shtetësia: Të jetë shtetas shqiptar ose i huaj;
  • Edukimi:Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Master Shkencor” në fushat e Marketingut, Marrëdhënieve me publikun, Komunikimit, ose fusha të tjera të ngjashme. Diplomave të marra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kërkohet t’u jetë bërë njohja sipas legjislacionit në fuqi.
  • Përvoja Profesionale: Të ketë jo më pak se 3 vite përvojë pune të dokumentuar në fushën e marketingut, marrëdhënieve me publikun dhe rrjeteve sociale, me fokus në cilësi të lartë dhe operacione funksionale, si në sektorin publik ashtu edhe atë privat;
  • Të zotërojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur, duke përfshirë prezantime me nivele te ndryshme audience qe nga audienca ekzekutive, drejtuesit, pergjegjesit dhe specialiste te fushave te ndryshme te veprimtarise se Administrates Publike.
  • Të jenë profesionalë, objektive dhe etikë në ushtrimin e detyrës.
  • Të zotërojnë gjuhën angleze në nivel të lartë, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
  • Të jenë të motivuar për të kontribuar në projekte publike dhe të kenë interes për punë me institucione shtetërore ose organizata me mision publik.
  • Të kenë njohuri të mira të platformave sociale dhe mjeteve të menaxhimit të përmbajtjes (si Meta Business Suite, Canva, Mailchimp, WordPress etj.).
  •  Të jenë përdorues të shkëlqyer të rrjeteve sociale.

Paga për pozicionin: Kategoria (II-1)

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • Jetëshkrim (CV);
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Certifikatë ose dëshmi për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (origjinale ose të noterizuar);
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

 

Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:

    • Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:30-17:00, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Berzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë

  • Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 23 Qershor 2025 (E Hënë), Ora 17:00.

Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.

Keni Pyetje? - Na Kontaktoni