Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Modernizim Inovacion Qëndrueshmëri

Shpallje

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Konsulent i Jashtëm në fushën e Aktuaristikës


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:   Njoftim për shpallje pozicioni – Konsulent i Jashtëm në fushën e Aktuaristikës     Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës është institucion i krijuar me Vendimin Nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit […]


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:

 

Njoftim për shpallje pozicioni – Konsulent i Jashtëm në fushën e Aktuaristikës

 

 

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës është institucion i krijuar me Vendimin Nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, i ndryshuar. Qëllimi kryesor i Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës është të nxisë dhe të promovojë inovacionin në administraten publike, ekselente në implementimin e teknologjive të përparuara përmes hartimit dhe zbatimit të politikave në bashkëpunim me ministritë e linjës në fushat dhe sektorët përkatës lidhur me inovacionin.
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës shpall procedurën për angazhimin e një Konsulenti të Jashtëm si më poshtë:

 

EKSPERT I JASHTËM PËR VLERËSIMIN E KOSTOVE DHE PËRGATITJEN E TOR-IT PËR PLATFORMËN DIGJITALE

 

Arsimi:

Diplomë universitare Master i Shkencave në një nga fushat e mëposhtme:

  1. Shkenca Kompjuterike ose Inxhinieri Softueri
  2. Ekonomi, Ekonometri, Financa ose Administrim Risku
  3. Menaxhim Biznesi ose Inovacion & Teknologji

(Kombinimi i bazës teknike me aftësi ekonomike/financiare është prioritet.)

 

Kriteret dhe Kualifikimet e Kërkuara

Përvojë dhe Njohuri Teknike të Thelluara

  • Minimumi 10+ vite përvojë profesionale në konsulencë të nivelit të lartë mbi vlerësimin e kostove dhe planifikimin e projekteve digjitale.
  • Eksperiencë e drejtpërdrejtë në:
    • Hartimin e kostove totale të pronësisë (TCO) dhe analizave të kthimit të investimit (ROI).
    • Përgatitjen e Terms of Reference (TOR) për projekte të financuara nga qeveri, BE, Banka Botërore, apo agjenci të ngjashme.
    • Vlerësimin e projekteve softuerike në shkallë kombëtare ose ndërkombëtare.
  • Njohuri të avancuara mbi ciklin e zhvillimit të softuerit (SDLC) dhe metodologjitë (Agile, Waterfall, DevOps).
  • Njohje të thellë të teknologjive të përdorura sot për zhvillimin e platformave digjitale (cloud, on-premise, API-based architectures, low-code/no-code tools, AI-enabled software).
  • Njohja e procedurave të kontabilitetit dhe prokurimeve publike;
  • Aftësi të theksuara të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, me një mendësi kreative;
  • Përvojë në punën me ekipe të ndryshme dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim, me një gradë të lartë të iniciativës dhe fleksibilitetit;
  •  Përvojë dhe interes për të punuar me institucione qeveritare ose publike;
  • Të jetë objektiv dhe profesional;
  • Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze.

 

Aftësi Analitike dhe Vlerësim Detajistik

  • Aftësi për të zbërthyer kërkesat funksionale në module të matshme për kostot.
  • Eksperiencë në përdorimin e modeleve ndërkombëtare të vlerësimit të kostos (p.sh., COCOMO II, Function Point Analysis, parametric models).
  • Aftësi për të paraqitur skenarë të ndryshëm buxhetimi (optimist, realist, konservativ).
  • Aftësi për të identifikuar dhe kuantifikuar rreziqet që ndikojnë në kosto dhe kohë.
  • Përvojë në vlerësimin e kostove operative afatgjata: mirëmbajtje, licenca, hosting, përditësime, trajnime.

 

Avantazhe dhe Kritere Preferenciale

  • Përvojë konsulence me ministri, agjenci qeveritare ose organizata ndërkombëtare.
  • Certifikime të njohura (p.sh., PMP, PMI-ACP, CIMA, CFA, ITIL, TOGAF).
  • Pjesëmarrje në projekte të financuara nga BE, Banka Botërore, BERZH, UNDP.
  • Rekomandime të shkëlqyera dhe portofol i dokumentuar me raste të ngjashme. Minimumi tre. Referenca dhe demonstrim projektesh.

Keni Pyetje? - Na Kontaktoni