Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës: Njoftim për shpallje pozicioni – Konsulent i Jashtëm në fushën e Aktuaristikës Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës është institucion i krijuar me Vendimin Nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit […]
Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:
Njoftim për shpallje pozicioni – Konsulent i Jashtëm në fushën e Aktuaristikës
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës është institucion i krijuar me Vendimin Nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, i ndryshuar. Qëllimi kryesor i Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës është të nxisë dhe të promovojë inovacionin në administraten publike, ekselente në implementimin e teknologjive të përparuara përmes hartimit dhe zbatimit të politikave në bashkëpunim me ministritë e linjës në fushat dhe sektorët përkatës lidhur me inovacionin.
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës shpall procedurën për angazhimin e një Konsulenti të Jashtëm si më poshtë:
EKSPERT I JASHTËM PËR VLERËSIMIN E KOSTOVE DHE PËRGATITJEN E TOR-IT PËR PLATFORMËN DIGJITALE
Arsimi:
Diplomë universitare Master i Shkencave në një nga fushat e mëposhtme:
- Shkenca Kompjuterike ose Inxhinieri Softueri
- Ekonomi, Ekonometri, Financa ose Administrim Risku
- Menaxhim Biznesi ose Inovacion & Teknologji
(Kombinimi i bazës teknike me aftësi ekonomike/financiare është prioritet.)
Kriteret dhe Kualifikimet e Kërkuara
Përvojë dhe Njohuri Teknike të Thelluara
- Minimumi 10+ vite përvojë profesionale në konsulencë të nivelit të lartë mbi vlerësimin e kostove dhe planifikimin e projekteve digjitale.
- Eksperiencë e drejtpërdrejtë në:
- Hartimin e kostove totale të pronësisë (TCO) dhe analizave të kthimit të investimit (ROI).
- Përgatitjen e Terms of Reference (TOR) për projekte të financuara nga qeveri, BE, Banka Botërore, apo agjenci të ngjashme.
- Vlerësimin e projekteve softuerike në shkallë kombëtare ose ndërkombëtare.
- Njohuri të avancuara mbi ciklin e zhvillimit të softuerit (SDLC) dhe metodologjitë (Agile, Waterfall, DevOps).
- Njohje të thellë të teknologjive të përdorura sot për zhvillimin e platformave digjitale (cloud, on-premise, API-based architectures, low-code/no-code tools, AI-enabled software).
- Njohja e procedurave të kontabilitetit dhe prokurimeve publike;
- Aftësi të theksuara të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, me një mendësi kreative;
- Përvojë në punën me ekipe të ndryshme dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim, me një gradë të lartë të iniciativës dhe fleksibilitetit;
- Përvojë dhe interes për të punuar me institucione qeveritare ose publike;
- Të jetë objektiv dhe profesional;
- Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze.
Aftësi Analitike dhe Vlerësim Detajistik
- Aftësi për të zbërthyer kërkesat funksionale në module të matshme për kostot.
- Eksperiencë në përdorimin e modeleve ndërkombëtare të vlerësimit të kostos (p.sh., COCOMO II, Function Point Analysis, parametric models).
- Aftësi për të paraqitur skenarë të ndryshëm buxhetimi (optimist, realist, konservativ).
- Aftësi për të identifikuar dhe kuantifikuar rreziqet që ndikojnë në kosto dhe kohë.
- Përvojë në vlerësimin e kostove operative afatgjata: mirëmbajtje, licenca, hosting, përditësime, trajnime.
Avantazhe dhe Kritere Preferenciale
- Përvojë konsulence me ministri, agjenci qeveritare ose organizata ndërkombëtare.
- Certifikime të njohura (p.sh., PMP, PMI-ACP, CIMA, CFA, ITIL, TOGAF).
- Pjesëmarrje në projekte të financuara nga BE, Banka Botërore, BERZH, UNDP.
- Rekomandime të shkëlqyera dhe portofol i dokumentuar me raste të ngjashme. Minimumi tre. Referenca dhe demonstrim projektesh.