Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Modernizim Inovacion Qëndrueshmëri

Shpallje

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës: Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, […]


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:


Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme



Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhërit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:


Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Varet dhe përgjigjet për kryerjen e detyrave funksionale përpara Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
  2. Drejton dhe organizon aktivitetin e strukturës së Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse sipas standardeve në këtë fushë, duke garantuar shërbime cilësore, të besueshme dhe me integritet.
  3. Planifikon aktivitetin e këtij sektori.
  4. Planifikon, organizon dhe siguron zbatimin e politikave.
  5. Merr pjesë në hartimin e planit të investimeve duke propozuar dhe argumentuar.
  6. Drejton dhe organizon punë të përditshme të sektorit.
  7. Studion dhe harton të gjitha furnizimet me bazë materiale dhe investimet me qëllim përsosjen e organizimit logjistik të shërbimeve në bashkëpunim edhe me drejtoritë e tjera, si dhe është përgjegjësi kryesor për sigurimin e bazës materiale e teknike në këtë fushë.
  8. Mbulon në përgjithësi problemet e mbarëvajtjes së lëvizjes së automjeteve.
  9. Zbaton me përpikmëri të gjitha detyrat që i ngarkohen nga eprorët.


Kushtet dhe kriteret:

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Juridike dhe diplomë të nivelit “Master Shkencor” (DIND), të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë në Shkenca Juridike.
  • (Diplomat e marra jashtë vendit duhet të njihen paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njehsimin e diplomave).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite në administratën shtetërore dhe/ose private.
  • Aftësi për drejtim teknik, koordinim, kontroll dhe vlerësim të veprimtarisë së vartësve dhe përdorimit të burimeve.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
  • Të kenë aftësi të mira të punës në grupe.
  • Të ketë njohuri për parimet dhe praktikat administrative.
  • Të njohë kuadrin ligjor në fuqi për financat, buxhetin dhe prokurimet publike.
  • Të njohë programet kompjuterike bazë dhe programet që lidhen me kontabilitetin.
  • Të zotërojë në mënyrë ekselente gjuhën Angleze.


Paga për pozicionin: Kategoria (III-2)


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • Jetëshkrim (CV);
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Certifikatë ose dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.


Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:

  • Dokumentat të dorëzohen në zyrën e protokollit të AIE, nga e hëna deri të enjten, 08:30–17:00 dhe të premten 08:00–14:00, në adresën:
  • Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Berzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë
  • Ose në e-mail: shkelqe@aie.gov.al, me konfirmim të marrjes elektronike.


Afati i aplikimit: Deri më 11 Qershor 2025, ora 17:00 (E Mërkurë).

Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.

Keni Pyetje? - Na Kontaktoni