Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Modernizim Inovacion Qëndrueshmëri

Shpallje

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Ekspert Inovacioni në fushën e Programimit dhe Zhvillimit të Programeve


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës: EKSPERT INOVACIONI në fushën e Programimit dhe Zhvillimit të Programeve Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. […]


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:


EKSPERT INOVACIONI në fushën e Programimit dhe Zhvillimit të Programeve



Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhrit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 5 (pesë) vende vakante për pozicionin:


EKSPERT INOVACIONI në fushën e Programimit dhe Zhvillimit të Programeve


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Kupton në thellësi funksionet dhe qëllimet e Ministrisë përkatëse dhe ekzekuton ne zbatimin e inovacionit si një funksion i rëndësishëm për përmbushjen e objektivave strategjike, duke u bazuar ne metodologjine e Agjencise se Inovacionit dhe Ekselences.
  2. Punon ngushtë me Drejtorin e Qendrës, Ekipet ndërfushore, dhe me Qendrat e Tjera te Inovacionit për të krijuar dhe rekomanduar zgjidhje inovatore që mund të përmirësojnë performancën, eficencën dhe shërbimet e ofruara nga ministritë dhe institucionet e lidhura. Ata analizojnë fushat e përmirësimit dhe ofrojnë zgjidhje praktike, duke u bazuar në njohuritë më të fundit teknologjike dhe metodologjike.
  3. Pasion për të përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tyre profesionale dhe teknologjike, si dhe përgjegjës për ruajtjen dhe avancimin e standardeve të tyre të ekselencës duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në fushën e tyre.
  4. Ekzekuton detyra të tjera që mund t’u caktohen, në përputhje me udhëzimet dhe prioritetet e Agjencisë.


Kushtet dhe kriteret:

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • Shtetësia: Të jetë shtetas shqiptar ose i huaj;
  • Edukimi: Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Bachelor” dhe “Master Shkencor” në fushat e Shkencave Kompjuterike, Inxhinierisë Informatike, ose fusha të tjera të ngjashme. Diplomave të marra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kërkohet t’u jetë bërë njohja sipas legjislacionit në fuqi.
  • Përvoja Profesionale: Të ketë jo më pak se 3 vite përvojë pune të dokumentuar në fushën e programimit dhe zhvillimit të aplikacioneve dhe programeve me fokus në cilësi të lartë dhe operacione funksionale, si në sektorin publik ashtu edhe atë privat;
  • Të kenë minimumi 3 vite përvojë të dokumentuar në përdorimin e një ose disa nga gjuhet dhe teknologjitë e mëposhtme:
    • Eksperiencë në ideimin dhe zhvillimin e sistemeve me platforma të avancuara të CRM/ERP (p.sh. Salesforce ose Microsoft). Përfshirje në integrime me platforma cloud, API të jashtme dhe shërbime të treta, apo njohuri të avancuara në këto fusha.
    • Përvojë me teknologjitë e frontend per zhvillimin ne web (p.sh., HTML, CSS, PHP, JavaScript, framework React ose Angular).
    • Aftësi në të paktën një gjuhë programimi si Java, PHP, Python, .Net, ASP.Net
  • Te kene aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve dhe te inovacionit teknologjik. Specifikisht, aftesi te avancuara ne kuptimin e kerkesave funksionale te biznesit dhe ne marrjen e vendimeve perkatese teknike per permbushjen e ketyre kerkesave, sidomos ne dizenjimin e sakte dhe optimal te struktures se bazes se te dhenave.
  • Të ketë aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur çështje teknike.
  • Të zotërojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur, duke përfshirë prezantime me nivele te ndryshme audience që nga audienca ekzekutive, drejtuesit, përgjegjesit dhe specialistë të fushave të ndryshme të veprimtarisë së Administratës Publike, ashtu edhe raportime teknike me audienca në fushën e IT-së.
  • Të jenë profesionalë, objektive dhe etikë në ushtrimin e detyrës.
  • Të njohë programet kompjuterike bazë dhe programet që lidhen me kontabilitetin.
  • Të zotërojnë gjuhën angleze në nivel të lartë, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.


Aftësi të preferuara (avantazh konkurrues):

  • Të demonstrojnë aftësi të forta për të ofruar drejtim teknik , për të hartuar struktura arkitekturore efikase, për të përzgjedhur teknologji të përshtatshme për projekte komplekse, dhe për të ideuar, projektuar, dhe zhvilluar aplikime në nivel eksperti.
  • Zhvillim Backend: Eksperiencë me zhvillimin e backend-it.
  • Siguria Kibernetike: Njohuri të mira për praktikat e sigurta të kodimit dhe parimet e sigurisë kibernetike.
  • Njohje me mjetet e kontrollit të versionit (p.sh., Git, GitLab).
  • Kuptim të metodologjive të zhvillimit (Agile, Scrum).
  • Të kenë përvojë të mëparshme në punë në ekipe të ndryshme profesionale , me nivel të lartë bashkëpunimi, vetëiniciative dhe fleksibiliteti.
  • Të jenë të motivuar për të kontribuar në projekte publike dhe të kenë interes për punë me institucione shtetërore ose organizata me mision publik .


Paga për pozicionin: Kategoria (II-1)


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • Jetëshkrim (CV);
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Certifikatë ose dëshmi për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (origjinale ose të noterizuar);
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.


Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:

  • Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:30-17:00, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
  • Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, Berzhitë, brenda “Muzeut të Armëve”, Tiranë

  • Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.


Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 19 Qershor 2025 (E Enjte), Ora 17:00.

Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.

Keni Pyetje? - Na Kontaktoni