Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Modernizim Inovacion Qëndrueshmëri

Shpallje

Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

Specialist i burimeve njerëzore


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:   Specialist i burimeve njerëzore     Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 […]


Shpallje vendi vakant për pozicion pune, në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës:

 

Specialist i burimeve njerëzore

 

 

Bazuar në Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Vendimit nr. 620, datë 1.11.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës“, i ndryshuar, Vendimit nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të Administratës Shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, i përditësuar, Ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, si dhe Urdhrit Nr. 34, datë 13.2.2024 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës”, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE) shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin:

 

Specialist i burimeve njerëzore

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Ky pozicion raporton tek Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Përgjithshme;
  2. Zhvillon procedurat e rekrutimit të punonjësve që do të fillojnë detyrën në institucion;
  3. Përgatit përshkrimet e punës dhe ndjek realizimin e tyre për çdo punonjës;
  4. Administron regjistrin e personelit si dhe përgatit listprezencën;
  5. Ndjek procedurat për deklarimin e pasurive dhe parandalimin e konfliktit të interesave për punonjësit e institucionit që mbartin këtë detyrim;
  6. Përpunon sistemin dhe përmbledh nëpër regjistra të dhëna statistikore për personelin;
  7. Përgatit procedurat dhe ndjek zhvillimin e trajnimeve për punonjësit e institucionit;
  8. Mban dhe azhornon regjistrin dhe dosjen personale të secilit punonjës të institucionit;
  9. Zbaton detyra të tjera sipas nevojës.

 

Kushtet dhe kriteret:

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • Të jenë me shtetësi shqiptare;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”, të përfituar në fund të studimeve në Shkencat Shoqërore, si dhe diploma “Master Shkencor”, të jetë e fushës së sipërpërmendur përshtatur me rolin përkatës. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi);
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 1 (një) vit përvojë në administratë publike osë në sektorin privat;
  •  Aftësi ekselente komunikimi, verbalisht dhe në shkrim;
  • Aftësi të theksuara të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, me një mendësi kreative;
  • Përvojë në punën me ekipe të ndryshme dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim, me një gradë të lartë të iniciativës dhe fleksibilitetit;
  • Përvojë dhe interes për të punuar me institucione qeveritare ose publike;
  • Të jetë objektiv dhe profesional;
  • Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze.

Paga për pozicionin: Kategoria IV-2

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • Jetëshkrim (CV);
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të librezës së punës (origjinale ose të noterizuar);
  • Kopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Te dhënat e kontakteve të dy personave që janë të gatshëm të japin rekomandim për kandidatin; ;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Certifikatë ose dëshmi për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (origjinale ose të noterizuar);
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

 

Kandidatët mund të aplikojnë në format e cilësuara si vijon:

    • Të dërgojnë nëpërmjet postës zyrtare dokumentat në zyrën e protokollit, nga e hëna- të enjte, gjatë orarit zyrtar 8:30-17:00, dhe të premten gjatë orarit zyrtar 8:00-14:00, në adresën si më poshtë:
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës,
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë;


  • Të dergojnë dokumentat bashkëlidhur në adresën e e-mail-it: shkelqe@aie.gov.al, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen në një nga dy mënyrat e përmendura më sipër, brenda datës 1 Korrik 2025, (E Martë), Ora 16:30.

Mosparaqitja e dokumenteve brenda afatit sjell skualifikim të kandidatit.

Keni Pyetje? - Na Kontaktoni